CLASS EVENT

Share

Mbrëmja e 31 Majit na mblodhi tek Hotel Continental, me rastin e Class Fashion Show by Alketa Vejsiu. Çdo gjë ishte e perkryer dhe e organizuar në detaje. Nderthurje ngjyrash dhe materialesh që krijuan shumë stil. Ishin te ftuar njerëz të showbizit , ekranit dhe personalitete te shumtë, për të qëne pjesë e sfilates , e cila mund te them pa frikë se arrinte ne nivele ndërkombëtare, dhe na mbeshtolli të gjithëve në magjinë e vet duke na çuar në një dimension tjetër tjetër për pak orë.

Dress Code ishte : Black, White, Rose and Blush dhe une vendosa te vesh kte fustanin në ngjyren Blush, mendoj se të gjithë ishin veshur shumë class si vetë eventi dhe i dhanë hijeshi ambjentit te krijuar per ta. Ashtu si vitin e kaluar edhe kte vit lulet nuk mungonin, i shihje kudo në cdo detaj të kuruara dhe me elegance siç i shkon per shtat nje sfilate te tille. Kudo ku hidhje syte, shihje lule. 

Pritja ishte shumë interesante, pjesa e koktejlit e dekoruar me lule të varura qe te jepnin ndjesine sikur bienin nga qielli. Gjithcka ishte ndryshe, e veçantë dhe unike. Një ambjent tjeter ishte komplet i gjelbert perbri , ku mund te ekomodoheshe te uleshe dhe te shijoje nje bisede te këndshme me koleget dhe personalitetet qe ishin ftuar.

Por magjia sapo filloi, sepse sapo futeshe ne ambjentin ku do mbahej sfilata ishte e pamunduar mos të shikoje gjithë kureshtje cdo gjë, sfilata ishte e ndarë në 4 etapa:

•Koleksioni 1 “Class AV Bridal”

•Koleksioni 2 “Dolls”- Kukullat

•Koleksioni i trete “AV Evening – International Brands 

•Koleksioni i 4 “I AM AMAZING” 

Çdo vajzë ka ëndërruar një herë në jetë te vishet nuse dhe të veshë atë këpucën magjike ,kurorën, të degjojë këmbanat që bien, fustanin me xixa, puthjen, unazën që lidh 2 njerëz  përjetë. Kjo enderr u percoll  ne mënyrën me dinjitoze ne atë sfilatë dhe une isha e lumtur që munda të isha pjesë!


Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *