Çfarë të marrim me vete në pushime? Pyetja që na mundon te gjithave

Share

Sot do flasim për pushimet. Një nga arsyet kryesore pse ne duam stinën e verës. Padyshim të gjithëve na ka ndodhur që kur paketojme rrobat që duam të marrim me vete, përfundojme shpeshherë të marrim më shumë se ç’duhet.  Përfundojme duke marrë rroba të parehatshme dhe rroba që ndonjëherë nuk u bie as rradha ti veshim fare. Ky është shkrimi im i parë, do vijojnë dhe shume të tjere dhe jam e sigurt që do jetë nje eksperiencë e bukur, ndaj mos hezitoni të më pyesni për çdo gjë që keni nevojë. Jam këtu për ju!

1

Paraditet
Tepër të rëndësishme , duam të ndihemi sa më rehat me ato Çka veshim, të rehatshme dhe të dukemi sa më cool! Pantallonat dhe fundet xhins, top cropet e dizenjove dhe ngjyrave të ndryshme, Tshirt-et , mjafton të kenë logo apo qëndisje. Sandale të sheshta ,shaje për flokët , syze të modeleve të ndryshme, aksesorët e flokëve , kapele kashte e madhe , Çantat rrjetë , varëset e ashtëquajtura Multiple, trendy i momentit, duke u inspiruar nga Emily Ratajkowski, Beyonce dhe Hailey Baldwin.

Ps. Mania e vendosjes shumë varëse dhe unaza njëkohesisht, do na ndjekë këtë verë.

2

Bikini
Personalisht mund ta kaloja gjithë jetën time në det dhe me bikini. Rroba banjet këtë vit janë trupore por dhe veç e veç. Kemi larmishmëri zgjedhjesh, rroba banje trup, bikini me shpatulla të zhveshura, trekëndësha. Të gjitha janë në modë, mjafton të zgjidhni çfarë ju shkon më shumë. Mund të qëndroni tek versioni klasik “bardh e zi” ose tek versioni marinar “bardh e blu” tek ngjyrat pastel por mund të jetë dhe versioni me shumë ngjyra , pak rëndësi ka. Një gjë mund t’jua them me siguri të plotë: Vizat nuk mund të mungojnë ne koleksionin tuaj të veshjeve të plazhit.

3

Mbasditet
Janë pjesa më e bukur pasi ne jemi gati per një pije freskuese, pranë ambjenteve më të afërta që kemi në shoqërinë e njerëzve që kemi zgjedhur në ato ditë pushimesh. Duam të vishemi komodë por dhe sipas trendeve që bloggeret më të njohura te momentit po na inspirojnë, padyshim dhe bloggeret shqiptare. Si mund të mungojë veshja më in e momentit, setet me printime pikash, lino ose me printime vijash, perfekte me shapka ortopedike, sandale te sheshta.

4

Darkat
Do ndryshoja padyshim veshjen në krahasim me ato që përmenda më siper por duke theksuar që duhet të visheni sipas stilit dhe karakterit tuaj jo me patjeter ato veshje që janë me IN te momentit. Absolutisht nuk do sugjeroja të vishni diçka që nuk do ju bënte të ndiheshit vetvetja. Pra parësore, të visheni sipas stilit që keni në përditshmëri dhe pse jo dhe selektive në zgjedhje. Unë do zgjidhja padyshim në darkë diçka më sensuale, por gjithmonë varet nga ambjenti që do frekuentoja dhe kështu do përshtatesha dhe me veshjen.

Shpresoj t’ju kenë pëlqyer dhe ndihmuar në zgjedhje, sadopak këshillat e mia dhe rilexohemi në shkrimin  tjeter.


Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *