Bluzat e shkurtra, veshja must për verën

Share

Crop Top janë ndër elementët IN të kësaj vere… Bëhet fjalë për një tshirt ose bluzë të shkurtër. Çuditërisht këto bluza të shkurtra të japin një pamje të këndshme dhe të  freskët. I kemi parë kudo nëpër rrjetet sociale, jo vetëm në  stilin e përditshëm por edhe në  pasarelat e  Jill Stuart dhe Michael Kors. Kurrsesi nuk mund të rrija pa shkruajtur një  artikull për to duke qënë se unë personalisht  i pëlqej shumë  dhe kam të  coloreve, dizenjove  dhe llojeve të ndryshme . Gjithmonë ndihem komforte kur i vesh gjatë ditëve të verës por edhe darkave do i sugjeroja duke ndryshuar, ose shtuar ndonje aksesor me tepër.

U shfaqën në vitet 1980 nga Madonna e cila e kishte veshur në videon e saj për këngën “Lucky Star” ,dhe me pas këngëtaret si  Britney Spears, Christina Aguillera dhe Spice Girls. Për ca kohe u zhdukën për t’u rikthyer sërisht fuqishëm. Crop Top pëlqehen nga të gjithë sepse janë  lehtësisht të kombinueshme dhe mund t’i veshim me pothuajse çdo gjë.  Por 2 kombinimet më të zakonshme që do mund të  përmendja janë : pantallonat me bel te gjatë dhe fundet.

Unë e vesha me nje fund të zi , të gjatë dhe të freskët dhe padyshim do ua sugjeroja dhe ju një kombinim të tillë në  një  ditë  të  zakonshme tuajën. Mund ta vishni set me të njëjtin disanjo  ose  color. Prandaj theksoj, jane një must për verën 2018 sepse ju lejon te jeni më kreative. T’i kombinoni dhe t’i vishni sipas dëshirës. Set-et  mund te jenë një ngjyre ose mund të jenë me vija, pika, forma gjeometrike ose motive frutash, këtë vere i kemi parë kudo motivet e frutave në bikini, në canta, në veshje, madje dhe në aksesorë të tjerë për një look sa më veror.

Rilexohemi herën tjetër.


Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *